Donaldi do t’i bie pishman çfarë po humbë, Beatrixe shfaqet super joshëse në festën e BB VIP

10:21 | 22 Shkurt 2022

Beatrix Ramosaj merr vëmendje me pozat e reja, shfaqet provokuese në festën e BB VIP

Këngëtarja e njohur, Beatrix Ramosaj, është kthyer në një personazh shumë të përfolur në rrjetet sociale e faqet rozë.

Ajo ka bërë bujë të madhe me hyrjen në Big Brother VIP e po ashtu në shtëpinë e famshme edhe për marrëdhënien me Donald Veshajn.

Ndonëse raporti i tyre po vazhdon akoma, ajo duket se po merr vëmendje të madhe me paraqitjet që herë pas here bën në Instagram.

Kësaj radhe, krijuesja e hitit “Faj” ka shpërndarë disa poza të reja ku duket provokuese në një fustan të shkurtër të zi.

Kjo ka bërë që të marrë komente të shumta nga miqtë e fansat, të cilët shihet se po e përkrahin në masë të madhe.

Me këtë ka bërë të ditur se është shfaqur në ndejën e organizuar nga Big Brother VIP, pas përfundimit të spektaklit.

Ashtu sikurse i dashuri i saj, edhe Beatrix u raportua se mungoi në xhirimet e post BBV.

Pamje si u duke Beatrixe…

Komento: