
Deputetja nga radhët e VV-së Vasfije Krasniqi është deklaruar në mbështetje të martesave të gjinisë së njëjtë.
Në një postim në Twitter, Krasniqi ka postuar një fotografi në të cilën shkruhet “Love is love”, pra, “Dashuria është dashuri”.
Projekt-Kodi i ri Civil për martesat e gjinisë së njëjtë ka shkaktuar reagime të shumta në vend. Për këtë Projekt-Kod, AAK-ja ka njoftuar se nuk do ta votojë, teksa edhe udhëheqësit e katër bashkësive fetare në Kosovë kanë nënshkruar sot një deklaratë të përbashkët, përmes së cilës bëhet thirrje që në Projektkodin Civil, të mos bëhen ndryshime sa i përket martesës dhe familjes.

Projekt-Kodi i ri Civil, i miratuar javë më parë nga Qeveria e Kosovës dhe që ka kaluar shqyrtimin edhe në Komisionin parlamentar, do të jetë nesër në rend dite për votim në Kuvend.
Përmes këtij projekt-kodi Civil, siç është propozuar e miratuar në Qeveri, i hapet rrugë ligjore martesave të gjinisë së njëjtë në Kosovë.