Beatrixe merr vendimin e madh, nuk e ka ndër mend t’i kthehet Donaldit!

23:04 | 23 Shkurt 2022

Dyshja e komentuar, Donald e Trixa, i kanë dhënë fund lidhjes pa dhënë asnjë sqarim.

Pasi e hoqi nga Instagrami, Trixa bëri një veprim tjetër kundrejt Donaldit.

Ajo ka bërë ‘like’ një postim në të cilin i kërkohet të mos i kthehet më Donladit.

Më poshtë postimi i plotë:

Mos u kthe Trix!

Kam lexuar diku që duhet t’i besosh njerëzve kur e tregojnë se kush janë. Ne të verbuar nga shpresa e iluzioni nuk e bëjmë. Mbysim veten në cirqe mendore justifikimesh, duke e bërë njeriun që kemi përballë të jetë ai që duam ne, e jo ai që është realisht.

Po lexoj presion mbi këtë vajzë që të kthehet.Si të kthehet Beatrix te një njeri që nuk e respektoi në asnjë moment, ndërsa dikë tjetër nuk harroi ta respektonte edhe në momente të vështira?

Si të kthehet Beatrix pas gjithë urrejtjes që mori për shkak të tij. E më pas pas heshtjes dhe injorimit publik e mes miqsh?

Si të kthehet pas lumturisë së parashutave?

Si të kthehet pas nënvlerësimit të ndienjave?

Si të kthehet te një njeri që nuk i kupton gabimet…

Si të kthehet te një njeri që ka të shenjtë çdo gjë veç saj…

Si të kthehet në një rreth vicioz gabimesh e pendimi…

Si të kthehet aty ku ka rëndësi vetëm ndienja e dikujt tjetër… Të qëndrojë gjithë jetën me zemer në dorë…

Mos u kthe Trix… Thonë që pranojmë dashurinë që mendojmë se meritojmë, e ti mos u kthe, se nuk e meriton këtë dashuri…E në të dashtë të do gabim…

Komento: