Takohen sërish Kosova dhe Serbia, Lajçak jep detaje mbi takimin

22:42 | 25 Shkurt 2022

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdon.

Kosova dhe Serbia kanë vazhduar me negociatat në Bruksel, me ndërmjetësimin e Emisarit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Ky i fundit, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në twitter, ka njoftuar se grupet punuese kanë negociuar sot për çështjen e targave.

Lajçak gjithashtu u bëri thirrje palëve në dialog që të angazhohen në mënyrë
konstruktive rreth dialogut.

“Sot në Bruksel është mbajtur takimi i 5-të i grupeve punuese për targa me ekspertë nga Kosova dhe Serbia. Ekspertët kanë avancuar për të kuptuar më mirë të gjitha opsionet ekzistuese që u janë paraqitur. I inkurajoj (palët) që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive”, ka shkruar Lajçak.

Lidhur me cështjen e targave kanë diskutuar edhe para dy ditëve, por pos saj, Lajçak ka njoftuar se palët në dialog kanë diskutuar edhe për temën e personave të zhdukurve.

Komento: