Presidenti ukrainas vjen me një mesazh Kjo natë do të jetë më e vështira

23:45 | 25 Shkurt 2022

Rusia pritet ta pushtojë në tërësi Ukrainën.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka dalë me një mesazh të hidhur për qytetarët e tij, në vazhdën e sulmeve të Rusisë që po i bëhet shtetit ukrainas.

Të premten në mbrëmje ai ka thënë se kjo do të jetë nata më e rëndë për ukrainasit.

“Kjo do të jetë nata më e rëndë. Armiku do të hyjë me të gjitha. Ne duhet ta përballojmë”, ka deklaruar ai.

“Nata do të jetë shumë e rëndë, por muzgu do të vijë. Nata do të jetë edhe më e rëndë se dita. Shumë qytete të shtetit tonë janë nën sulm: Chernihiv, Sumy, Kharkiv, djemtë e vajzat tona në Donbas, qytetet e lindjes, e vëmendje e veçantë në Kiev”, ka deklaruar më tej Zelensky.

“Nuk mund ta humbim kryeqytetin”.

Komento: