BE do t’i mbyllë hapësirat ajrore për avionët rus

00:00 | 27 Shkurt 2022

Pushtimi i Rusisë ndaj Ukrainës nuk po përkrahet nga shumë shtete.

Shtetet e ndryshme, por edhe organizatat ndërkombëtare kanë vendosur sanksione të ndryshme kundër Rusisë.

Pjesë e kësaj lëvizje është bërë edhe Bashkimi Europian. Më herët është paralajmëruar që BE-ja do i lehtësojë procedurat për t’i dërguar armë Ukrainës.

Edhe ndihma tjera përveç armatimit, janë paralajmëruar nga BE-ja që do dërgohen drejt Ukrainës.

Më herët u raportua gjithashtu se BE-ja po mendon që t’i mbyllë hapësirat ajrore për linjat ruse të fluturimit, përcjell lajmi.net.

Kjo është një tjetër goditje që i bëhët Rusisë, karshi shumë sanksioneve tjera.

Komento: