
Kosova ka një kërkesë të veçantë për SHBA.
Kosova ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara që ta krijojnë një bazë të përhershme ushtarake në vend dhe ta përshpejtojnë integrimin e saj në NATO pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Gazetarja dhe analistja e revistës amerikane Foreing Affairs, Ivana Stradner ka shkruar në Twitter se Kosova ka kërkuar nga SHBA që të krijojë një bazë të përhershme ushtarake në vend dhe të përshpejtojë anëtarësimin e saj në NATO.
Po ashtu edhe ministri i Mbrojtjes në Kosovë Armend Mehaj ka shkruar “Përshpejtimi i anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe pasja e një baze të përhershme të forcave amerikane është një nevojë imediate për ta garantuar paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”.
Pavarësia e Kosovës në vitin 2008 është njohur nga më shumë se 110 vende, kryesisht vende perëndimore, por jo nga Rusia apo Serbia.