Inteligjenca britanike tregon sa afër Kievit janë forcat ruse

10:07 | 28 Shkurt 2022

Pjesa më e madhe e forcave ruse janë 30 kilometra larg Kievit, tha Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në një postim në Twitter të hënën, shkruan CNN.

Përparimi i Rusisë u “ngadalësua nga forcat ukrainase që mbronin aeroportin Hostomel, një objektiv kyç rus për ditën e parë të konfliktit”, citoi ministria.

Luftimet e ashpra vazhdojnë rreth Chernihiv dhe Kharkiv, megjithatë të dy qytetet mbeten nën kontrollin ukrainas.

“Dështimet logjistike dhe rezistenca e fortë ukrainase vazhdojnë të pengojnë përparimin rus. “Megjithatë pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të mos bërë publike detajet e konfliktit, Forcat e Armatosura Ruse për herë të parë janë detyruar të tregojnë numrin e viktimave.”

Rusia gjithashtu tha se numri i viktimave është më i ulët në krahasim me forcat ukrainase.

Komento: