S’ka marrëveshje, vijon raundi i tretë i negociatave Ukrainë-Rusi

16:47 | 28 Shkurt 2022

Negociatat ndërmjet delegacioneve ukrainase dhe ruse nuk kanë përfunduar dhe janë ende në vazhdim.

Raundi i tretë i bisedimeve do të fillojë pas pak minutash.

Kështu ka njoftuar në Twitter, Mykhailo Podoliak, këshilltar i kreut të Zyrës së Presidentit.

“Negociatat mes delegacioneve ukrainase dhe ruse janë duke vazhduar. Raundi i tretë do të nisë pas pak minutash”, ka shkruar ai.

Komento: