Presidentja Osmani bën nderime te Mauzoleu i Mustafa Kemal Ataturkut në Turqi

17:14 | 28 Shkurt 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke zhvilluar vizitën e saj zyrtare në Turqi.

Ajo gjatë ditës së sotme ka bërë nderime te mauzoleu i Mustafa Kemal Ataturkut, ish-presidentit të Turqisë, që udhëhoqi vendin nga viti 1923 deri më 1938.

“Në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut – Anıtkabir, nderova themeluesin e Republikës moderne të Turqisë, në vizitën e parë zyrtare në Ankara”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Osmani tha se do të angazhohet maksimalisht në kultivimin e marrëdhënieve miqësore me Turqinë, duke e parë këtë shtet si një aleat me peshë të veçantë në NATO dhe faktor të paqes e stabilitetit rajonal.

Komento: