Vdes një 10-vjeçar ukrainas, spitali i fëmijëve shndërrohet në qendër të viktimave

17:36 | 28 Shkurt 2022

Doktorët e kanë shndërruar një pjesë të spitalit kryesor të fëmijëve në një qendër emergjente për viktimat e luftës së Rusisë.

Dr. Andrey Vysotskyi, i cili ka fjetur fare pak që nga pushtimi që filloi pesë ditë më parë, thotë se deri më tani tre fëmijë janë sjellur në qendrën mjekësore – të gjithë me plagë të armëve të zjarrit, shkruan Sky News.

Ata arritën gjatë së premtes mbrëma deri të shtunën.

Një nga pacientët, një djalë 10-vjeç, ka vdekur gjatë rrugës.

Ai ishte “në ambulantë dhe ambulanta gjithashtu ishe nën të shtënat e armëve”, thotë mjeku i dërrmuar për Sky News.

Viktima e tretë ishte një vajzë që mbijetoi të shtënat në gishtin e saj.

Ajo është ”shëndosh” dhe kirurgët “nxorrën një plumb nga gishti i saj dhe performuan një operim rekonstruktiv” tha mjeku.

Edhe pse- deri më tani- numri i të dëmtuarve është relativisht i vogël, ky spital po përgaditet per më të keqen.

Komento: