
Ukraina dhe Rusia kanë përfunduar bisedimet për paqe dhe tani do të rikthehen në kryeqytetet respektive për konsultime tjera para rundit të dytë të negociatave – ka raportuar agjencia e lajmeve, RIA duke cituar këshilltarin e presidencës ukrainase, Mykhailo Podolyak.
Disa media tjera kanë cituar zyrtarë rusë të kenë thënë se takimet e reja do të zhvillohen në ditët në vijim.
Përfaqësuesit rusë dhe ukrainas synojnë ndërmjetësimin e paqes në mes të konfliktit në vazhdim, njofton BBC.
Të dyja palët do të kthehen në kryeqytetet e tyre për konsultime përpara një rundi të dytë bisedimesh, i cili mund të zhvillohet në ditët në vijim, raportoi Reuters.
Pritjet për një zgjidhje paqësore nuk kishin qenë të larta përpara takimit të së hënës.