Shpërthim i madh në objektin qeveritar në Kharkiv

11:05 | 01 Mars 2022

Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, u godit nga raketat ruse mëngjesin e sotëm, ndërsa pushtimi i Vladimir Putin hyri në ditën e gjashtë.

Në ditën e gjashtë të luftës Rusi-Ukrainë një autokolonë e madhe e blinduar ruse, rreth 64 kilometra e gjatë, po përparon drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, tregojnë imazhet satelitore.

Prokurori i Gjykatës Penale Ndërkombëtare thotë se do ta hetojë Rusinë për krime të mundshme lufte, raporton BBC.

Sirenat e sulmit ajror dëgjohen sërish në Kiev me raportime për një sulm rus në periferi të qytetitDeri në 70 ushtarë ukrainas janë vrarë në një sulm artilerie ruse në qytetin verilindor të Okhtyrkas.

10:40 – Raportohet se mbi 5,700 ushtarë rusë u vranë në Ukrainë

Zyrtarët ushtarakë ukrainas kanë pohuar se 5,710 trupa ruse janë vrarë në pesë ditët e para të luftimeve intensive në Ukrainë.

Nëpërmjet një video-mesazhi të postuar në Facebook, një zëdhënës i shtabit të përgjithshëm në Ukrainë shtoi se mbi 200 ushtarë rusë janë kapur rob nga forcat ukrainase, shkruan BBC, transmeton Klankosova. tv.

Zyrtari pohoi gjithashtu se 198 tanke ruse, 29 avionë, 846 automjete të blinduara dhe 29 helikopterë janë shkatërruar.

BBC nuk mund t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime, por ministria e mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar beson se forcat e Moskës kanë pësuar humbje të mëdha gjatë pushtimit të Ukrainës.

Të dielën, zyrtarët në Moskë u detyruan të pranojnë se forcat e tyre kishin pësuar viktima, pasi disa ditë pretendonin se asnjë ushtar rus nuk ishte vrarë.

10:28 – Ukraina rrëzon pesë avionë ushtarakë rusë

Forcat ukrainase rrëzuan pesë avionë ushtarakë rusë gjatë natës, tha këshilltari presidencial i vendit.

Ai tha më tej se forcat ruse po përpiqen të rrethojnë kryeqytetin Kiev dhe qytetin e Kharkiv, raporton Skynews.

Komento: