Ambasada e Ukrainës del me detaje për shqiptarët që duan t’i bashkohen luftës

11:09 | 01 Mars 2022

Ambasada e Ukrainës në Shqipëri u ka bërë thirrje vullnetarëve shqiptarë që dëshirojnë t’i bashkohen luftës kundër Rusisë, të kontaktojnë ambasadës përmes email-it.

Tashmë është formuar edhe Ligji Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ku vullnetarë nga e gjithë bota kanë mundësinë t’i bashkohen forcave të armatosura në luftë kundër agresionit rus, që ka nisur prej më tepër se pesë ditësh.

“Vullnetarët që dëshirojnë të bashkohen me Legjionin Ndërkombëtar i Mbrojtjes Territoriale të Ukrainës, ju lutem dergoni një në e-mail në adresën e mëposhtme: DobrotvorUA@gmail. com”, thuhet në postim.

Komento: