
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka renditur pesë kërkesa në drejtim të kryeministrit Albin Kurti.
Haradinaj tha se është koha për veprim.
Ndër kërkesat e tij drejtuar Kurtit është përfundimi i strategjisë së sigurisë në Kosovë.
Ai tha se duhet të sillen në Kuvend, amendamentet e Ligjit të FSK-së, me nenin për donacione.
Tutje ai shtoi se duhet rishikuar vendimi për projektin e gazsjellësit amerikan, si dhe të miratohet.
Haradinaj kërkoi nga Kurti që të hiqet dorë nga dialogu i teknikëve dhe të përcaktohet në procesin e marrëveshjes finale për njohjen reciproke të kufijve ekzistues.
Postimi i plotë:
Kryeministër, koha është për veprim
1. Përfundojeni Strategjinë e Sigurisë së Republikës së Kosovës
2.Sillni në Kuvend amandamentet e Ligjit të FSK, me nenin për donacione
3.Sillni në Kuvend projektligjin për Fondin për Donacione për FSK
4. Rishikojeni vendimin tuaj për projektin e gazsjellësit amerikan dhe miratojeni të njëjtin, pasi që nuk është vetëm projekt ekonomik por edhe i sigurisë
5. Hiq dorë nga dialogu i teknikëve dhe përcaktohu në procesin e marrëveshjes finale për njohje reciproke në kufijtë ekzistues
Çdo hezitim e vonesë për të vepruar në këtë drejtim, është rrezikim i sigurisë së vendit, për çka do t’iu mbajmë përgjegjës!.