
Masat e fundit: Hiqet ora policore, lejohen dasmat dhe hapen klubet e natës.
Në mbledhjen e fundit të Qeverisë është marrë edhe vendimit për masat e fundit anti-Covid.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 66-të ka marrë vendim që të hiqet ora policore.
Po ashtu në mbledhjen e ekzekutivit është vendosur për lejimin e dasmave dhe të hapen klubet e natës.
Në njoftimin e publikuar, ekzekutivi nuk bën të ditur se cilat janë ato.
“Është miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje, u vendos për masat kundër COVID-19. Vendimi hyn në fuqi nga dita e sotme, data 1 mars 2022”.