Prangoset 15 vjeçari që dyshohet se kreu vrasjen sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë

20:49 | 01 Mars 2022

Arrestohet 15 vjeçari që dyshohet se kreu vrasjen sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në lidhje me vrasjen që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Personi i dyshuar është 15 vjecar e i njëjti është dorëzuar në polici dhe ndaj tij është shqiptuar masa e arrestit.

Kjo është komunikata e plotë në lidhje me rastin:

Informatë shtesë:

Pas një pune të vazhdueshme hetimore, policia ka arritë që të identifikoj personin e dyshuar lidhur me vrasjen që ka ndodhë sot në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Personi i dyshuar E.V, mashkull 15 vjeç, është dorzuar në polici dhe i njëjti është në masën e arrestit policor.

Personit të dyshuar i është sekuestruar një armë e ftohtë thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.

Në prezencë të avokatit të personit të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe zyrtarët e Qendrës për punë sociale, hetuesit ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore.

Komento: