Presidentja Osmani falendëron homologun e saj kroat pasi propozoi Kosovën për statusin e kandidatit në BE

09:10 | 02 Mars 2022

Kroacia propozon Kosovën për statusin e kandidatit në BE, presidentja Osmani falënderon homologun e saj.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka falënderuar homologun e saj kroat, Zoran Milanoviq, meqë ky i fundit, e ka propozuar edhe Kosovën për statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Kroacia mbetet një kampion i përkushtuar për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian, shkruan mes tjerash, presidentja Osmani.

“Ne jemi të gatshëm të punojmë me të gjitha vendet anëtare dhe institucionet e BE-së për të përshpejtuar zbatimin e reformave në rrugën tonë të anëtarësimit”, shprehet ajo.

Komento: