
Kurti flet në Skynews për krizën në Ukrainë, kërkon pranimin e Kosovës në BE dhe NATO.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në një intervistë për mediumin prestigjioz britanik, Skynews, teksa foli për krizën në Ukrainë, ka kërkuar nga shtetet evropiane që ta pranojnë Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Kurti thotë se një veprim i tillë do t’i kontribuonte paqes, stabilitetit dhe sigurisë.
Tutje, Kurti për pushimin rus në Ukrainë kujtoi se Kosova e ka përjetuar në të kaluarën një luftë dhe shtoi se kosovarët solidarizohen me ukrainasit.