Mbi 8 milionë euro shpeznoi Kuvendi gjatë vitit të kaluar

11:26 | 02 Mars 2022

Kuvendi i Kosovës shpenzoi mbi 8 milionë euro gjatë vitit të kaluar.

Kuvendi i Kosovës ka shpenzuar mbi 8 milionë euro gjatë vitit 2021. Rreth 6 milionë prej tyre ishin në kategorinë për paga, mëditje dhe shtesa.

Kështu njoftoi sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi, gjatë raportimit në Komisionin për Buxhet, Punë dhe Financa.

Shqetësime për rritje të shpenzimeve në dreka dhe karburante ngriti deputeti i PDK-së, Ferat Shala, i cili tha se në vitin 2020 ka pasur më pak shpenzime.

Mirëpo, sekretari Krasniqi u shpreh se dallimi ndërmjet viteve është vetëm 7 mijë euro, pavarësisht se në vitin 2021 ka pasur më shumë aktivitete.

Komento: