
Arbana shkon në pushime pas Big Brother VIP.
Moderatorja Arbana Osmani ka vendosur që të shkoj për pushime.
Ajo ka nisur pushimet që nga fillimi i javës së ardhshme ku kishte shkuar në Paris, kurse tani ajo duket se është nisur për në një vend në hemisferën jugore të globit.
Arbana ka postuar një sërë fotosh nga një vend tropikal, derisa ka shkruar se këto janë pushimet që ajo i dëshiron.
“Perëndimi i diellit që e dua”, ka shkruar Arbana, derisa shihet duke bërë fotografi të saj dhe të fëmijëve të saj.
Në një moment ajo shihet edhe me burrin e saj.
Kujtojmë se Arbana kishte shpalosur në natën finale të Big Brother VIP se pret që të bëhet nënë për herë të tretë gjatë këtij viti.

