
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, tash drejtpërdrejtë po i drejtohet kombit serb dhe po ankohet si zakonisht se në sa presion të madh është dhe një prej rreziqeve është pranimi i Kosovës duke e përjashtuar Rusinë nga OKB.
Vucic që nga sot është një president në detyrë deri pas zgjedhjeve me 3 prill doli sot pak më parë në adresimin e tij kombit serb dhe u ankua si zakonisht, por më fort këtë herë, transmeton gazeta metro.
“Unë mendoj se kjo është vetëm fillimi, presioni ndan vendit tonë do të jetë i jashtëzakonshëm” tha ai dhe madje i përmendi se paska edhe kurthe të përgatitura për Serbinë dhe e elaboroi njërin.
“Pres që në periudhën e radhës të ketë disa kurthe për Serbinë. Ju e patë si shqiptarët dorëzuan kërkesën për anëtarësim në NATO, e patë edhe si një fuqi e madhe si Turqia i mbështeti.”
Vazhdoi më tej shpjegimin e teorisë së tij të re të konspiracionit dhe i hyri nga lart poshtë.
“Një prej nismave të tyre do të jetë përjashtimi i Rusisë nga OKB” tha ai dhe shtjelloi më tej këtë “se planifikojnë që të thirren në artikullin 6 e të nisin diskutim për këtë. Kjo lejon hapësirën për ndryshim të Rezolutës 1244 e pas kësaj ne nuk do të kemi më bazë ligjore dhe pason pranimin e pavarësisë së Kosovës” tha Vucic.
Serbia sot votoi për rezolutën e dënimit të agresionit rus ndaj Ukrainës që u propozua nga Shqipëria dhe SHBA./gazetametro.net