Detaje nga Prokuroria për aksionin “Brezovica”: Arrestohen shtatë persona tre prej tyre ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit

10:08 | 03 Mars 2022

Detaje shtesë nga aksioni “Brezovica”, arrestohen shtatë persona tre prej tyre ish-zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Policia e Kosovës është duke realizuar një aksion vazhdim i aksionit “Brezovica”.

Për të tretën herë më radhë, institucionet hetimore po realizojnë aksionin “Brezovica”, teksa nga Prokuroria janë dhënë detaje shtesë.

Aksioni po realizohet në 12 lokacione të ndryshme dhe në katër qytete të ndryshme si: Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.

“Deri më tani janë arrestuar shtatë persona, tre prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit”, thuhet në njoftimin e fundit nga Prokuroria.

Tutje është thënë se Prokuroria Themelore në Ferizaj nuk ka dhënë detaje shtesë, duke theksuar se për këtë do të njoftojë ndërkohë.

Komento: