Protesta masive në Serbi në mbështetje të Rusisë: Vuçiq Shqiptar, e tradhtove Serbinë

20:23 | 04 March 2022

Shumë persona janë parë në rrugët e Serbisë.

Qytetarë të shumtë serbë kanë dalë për të protestuar në mbështetje të Rusisë, pasi presidenti serb Aleksandër Vuçiq nuk e përkrahi pushtimin rus ndaj Ukrainës.

Protestuesit janë mbledhur në afërsi të Presidencës së Serbisë, duke e mbyllur rrugën për qarkullim. Të mbledhurit kanë kënduar mesazhe mbështetjeje për Rusinë, e cila filloi pushtimin e Ukrainës të enjten e kaluar,shkruan media serbe.

Përfaqësuesit e organizatave të ekstremit të djathtë – Damnjan Knezevic nga Patrulla Popullore, Mladen Obradovic nga Obraz – iu drejtuan pjesëmarrësve të protestës nga skena duke u thënë se nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë pas zgjedhjeve, dy herë më shumë njerëz se sonte do të dalin në rrugë.
Knezevic u dërgoi një mesazh CNN, BBC dhe RTS, “se rusofobia në Serbi është një gabim statistikor”.

Obradovic tha se “Rusia po çliron të gjithë botën nga kërcënimet e NATO-s” dhe se sot “Putini ka treguar se kush është burrështetasi më i fortë dhe më i guximshëm në botë”.

Tubimi filloi me himnet e Serbisë dhe Rusisë, qytetarët mbajtën flamuj rus dhe serb dhe brohorisnin “Rusi, Rusi”, “Serbët dhe rusët janë vëllezër përgjithmonë”, “Tradhëti, tradhëti” dhe “Vuçiq Shqiptar, e tradhtove Serbinë”.

Protestuesit më pas shkuan për shëtitje drejt ambasadës ruse.

Komento: