
Ukraina po kërkon ndihmë nga shtetet tjera.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka dënuar vendimin e NATO-s për të mos e mbyllur qiellin mbi Ukrainë.
Ai tha sa sot lidershipi i aleancës i dha dritën jeshile bombardimeve të mëtejshme të qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës, shkruan The Kyiv Independent, transmeton Gazeta Express.
“Sot lidershipi i aleancës i dha dritën jeshile bombardimeve të mëtejshme të qyteteve dhe fshatrave të Ukrainës, duke refuzuar krijimin e një zone ndalim-fluturimi (mbi Ukrainë),” tha Zelensky gjatë fjalimit të tij të fundit.