
Phohtoshopi,ka marrë përmasa të mëdha.
Thuajse në çdo dalje të saj publike apo foto të publikuar në rrjete sociale, ish-konkurrentja e “Përputhen”, Sindi Loci, duket e kuruar në paraqitjen e saj fizike.
Herë pas here e kanë pyetur ndjekësit në rrjetet sociale në ka kryer ndonjë operacion plastik dhe ajo e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.
Por së fundmi, teksa ishte e ftuar në emisionin “N’Kosovë”, Sindi u shfaq më në formë se kurrë dhe publikoi disa fotografi në profilin e saj zyrtar të “Instagram”-it.
Në fotot e publikuara, përveç grimit mjaft të bukur, ajo kishte përdorur edhe “Photoshop” për tu dukur sa më bukur.
Gjatë një vëzhgimi të shpejtë në intervistën e dhënë, ajo dukej shumë më ndryshe në studio nga fotot që ajo kishte zgjedhur që të ndante me fansat në “Instagram”.

E këtë detaj e kanë vënë re edhe ndjekësit e saj, të cilët i komentojnë se e ka tepruar me ndryshimet në fotografitë.
