Zhade martohet, kaq bukur po i rri velloja e bardhë

21:43 | 05 Mars 2022

Giovanna Antonelli, është aktore shumë e njohur braziliane.

Por, për publikun shqiptar ajo u bë e njohur me rolin e “Zhades” nga seriali, Kloni, shkruan ORAinfo.

Ani pse kanë kaluar mbi 20 vite që nga transmetimi i kësaj telenovele, ajo vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes.

Duket se së fundmi ajo po martohet me të dashurin e saj, producentin dhe artistin, Leonardo Nogueira.

Ka qenë vetë Zhadje që ka ndarë me publikun një foto ku shihet me vello të bardhë.

Kaq bukur po duket ajo ani pse është 45 vjeçe. Kujtojmë se Zhade nga martesat e para ka tre fëmijë./ORAinfo/

Komento: