Deçan, policia arreston personin e shumëkërkuar

22:24 | 05 Mars 2022

Në pranga është vënë një person shumë i kërkuar.

Policia ka njoftuar se pas një pune operativo-hetimore, është arrestuar një person në Deçan, i cili ishte i kërkuar nga Gjykata.

Siç njofton Policia, ai është i dënuar me gjashtë muaj burgim dhe si rrjedhojë pas arrestimit është dërguar në qendrën e paraburgimit në Prishtinë.

Policia sot ka njoftuar edhe për një person tjetër të arrestuar, tek i cili kishte sekuestruar një armë me 15 fishekë.

Komento: