
Sara Hoxha, është gruaja e reperit të njohur, Ledri Vula.
Ajo është një blogere e njohur, por emri i saj u bë pjesë e mediave rozë, që kur ajo zyrtarizoi lidhjen me rep-artistin, shkruan ORAinfo.
Nuk kaloi shumë kohë e gjatë dyshja në fjalë u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin, Poem Blu.
Tani, Sara është nënë me kohë të plotë, e cila vazhdimisht kujdeset për të voglën e saj.
Madje, edhe kur ajo udhëton e merr me vete. Kësisoj, Sara ka publikuar një foto të Poemës ku shihet se e ka zënë gjumi në veturë. Kaq e ëmbël po duket ajo./ORAinfo/

