Vazhdojnë bombardimet në Kiev – skena kaotike teksa njerëzit largohen nga qyteti

14:57 | 06 Mars 2022

Rusia po e bombardon ma mëshirë Ukrainën.

Irpin, një qytet 20 km (12 milje) në veri-perëndim të Kievit, është dëmtuar rëndë nga sulmet e ushtrisë ruse.

Fotot tregojnë skena kaotike të njerëzve që arratisen ndërsa shpërthimet atje vazhdojnë.

Ka pasur bombardime të rënda në perëndim dhe veriperëndim të Kyivit të dielën në mëngjes. Shpërthimet u dëgjuan nga ekipet e CNN në Kyiv dhe në zonat rurale në jug-perëndim.

Dy predha mortajash ose artilerie goditën një pikë kontrolli për civilët që të kalonin në Kyiv nga periferia e Irpin. Tre persona u raportuan të vrarë, thonë autoritetet ukrainase, duke përfshirë dy fëmijë.

Komento: