Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit, thotë se i mashtroi mësuesit në ditën e tyre

18:02 | 07 Mars 2022

Ramush Haradinaj thotë se Kurti i mashtroi mësuesit në ditën e tyre.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e ka akuzuar kryeministrin aktual, Albin Kurtin, duke thënë se i ka mashtruar mësimdhënësit pikërisht në ditën e tyre.

“Kurti sot mashtroi mësimdhënësit në ditën e tyre”, ka thënë Haradinaj.

“Sot, kryeministri nuk tregoi se çfarë veprimesh ka ndërmarrë në përmirësimin e pozitës së tyre e as kur do t’i marrin pagat me rritje ashtu siç u ka premtuar”.

Komento: