
Presidenti amerikan Joe Biden ka realizuar një bisedë me video, për më shumë se një orë me kryeministrin britanik Boris Johnson dhe liderët francezë dhe gjermanë.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar në Tëitter, se janë pajtuar për të vazhduar “rritjen e kostos mbi Rusinë për invazionin e pajustifikueshëm”, transmeton Telegrafi.
Presidenti ukrainas dëshiron që Perëndimi të rrit presionin mbi Rusinë – duke u ndalur së bleri naftën dhe gazin rus – por deri më tani nuk kanë arritur pajtim unanim për këtë.
Madje ekziston frika se vendet evropiane që mbështeten në energjinë ruse, mund të goditen rëndë nëse realizohet një veprim i tillë.
Në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë, është ritheksuar “vazhdimi i përkushtimi për ofrimin e ndihmës ekonomike dhe asistencë humanitare për Ukrainën”.