Artisti kosovar e punoi me fara misri e gruri portretin e presidentit ukrainas

23:14 | 07 Mars 2022

Me fara të misrit e grurit, artisti nga Gjakova Alkent Pozhegu e punoi mozaikun e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy.

Për Pozhegun, ky mozaik shpreh mbështetje ndaj ukrainasve të cilët janë në luftë.

45 vjeçari i cili këtë talent e zotëron nga fëmijëria, e theu tri herë rekordin botëror Guinness me punime të tilla me fara dhe fruta.

Për T7, ai ka treguar se sa kohë i mori krijimi i mozaikut të Zelenskyt.

Pozhegu thotë shpesh herë është vështirë të gjejë fara të përshtatshme me portretet që dëshiron të punojë.

Portreti i Zelenskyt i realizuar nga artisti kosovar Pozhegu, u shpërnda nëpër mediat më të mëdha ndërkombëtare.

Komento: