
Ledri Vula bën gjestin e bukur ndaj Elvana Gjatës në koncert, ky është reagimi i saj.
Elvana Gjata dhe Ledri Vula janë dy artistët shumë të dashur për skenën shqiptare.
Ata janë të kërkuar shumë në koncerte, shkruan lajmi.
Gjithashtu ata së bashku kanë edhe bashkëpunimin e titulluar “Mike”, që edhe pas kaq shumë kohësh prej kur është lansuar, vazhdon e dëgjohet.
Së fundmi, ata kanë mbajtur një koncert bashkë ku dhe kanë interpretuar hitin e tyre.
Ajo që ka tërhequr vëmendjen është gjesti që ka bërë reperi ndaj këngëtares.
Teksa e fton këngëtaren në skenë, Ledri merr një trëndafil dhe ia dhuron asaj.
Ky gjest i papritur dhe miqësor nga ana e reperit ka bërë që të pranishmit të brohorasin me të madhe.

Dyshja gëzojnë raporte tejet miqësore së bashku.
