
Shteti i Kosovës ka bërë hapin e parë institucional në qëllimin e saj për integrim në NATO.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është themeluar një grup punues ndërinstitucional për integrimin e vendit në NATO.
Kryeministri Kurti tha se Kosova ka marrë zotim politik për të bërë hapin e parë drejt pranimit të Kosovës në NATO.
Autoritetet në Kosovë kanë bërë thirrje që Kosova të pranohet në NATO, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri, sidomos pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.