
“E penduar deri në pikë të fundit”
Andi dhe Melisa ishin çifti i vetëm që i rezistuan PërPuthen, por mesa duket sapo ka ardhur ndarja e tyre.
Këtë e ka lënë të nënkuptohet Melisa përmes dy story-ve në Instagram.
“E penduar deri në pikë të fundit. U kry. Euforike gjithmonë. Hiperaktive. Flas pafund prandaj ma kanë vu gishtin gjithmonë mu. Veç unë e ti e dimë sa shumë nuk kam folur. Nuk më intereson çka ju të gjithë mendoni sepse ky është limiti” – është shprehur ajo.

Melisa i ka fshirë fotografitë e përbashkëta dhe nuk e ndjekë më Andin në Instagram. Një moment të tillë, çifti patën kaluar edhe vitin që lamë pas por kishin gjetur gjuhën e përbashkët pas afro 24 orëve.
Ata paten premtuar se do të jenë pranë njëri-tjetrit deri në vdekje.

