“Ekziston rreziku i fillimit të Luftës së Tretë Botërore”, Ministri i Jashtëm i Austrisë jep alarmin!

11:33 | 10 Mars 2022

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Alexander Schallenberg, ka thënë se nuk është optimist se kriza në Ukrainë mund të zgjidhet me diplomaci dhe paralajmëroi për rrezikun e shpërthimit të Luftës së Tretë Botërore.

Schallenberg tha për televizionin austriak “Pulse 24” se duhet të punohet për kthimin e palëve në tryezën e bisedimeve.
Schallenberg theksoi se situata është dramatike, sepse nëse ndonjë aeroplan luftarak i NATO-s përfshihet në ndonjë incident me forcat ruse, ky mund të jetë një shkas për fillimin Luftës së Tretë Botërore.

Lidhur me transportet ushtarake përmes Austrisë, ai shpjegoi se nuk kanë lidhje me Ukrainën, por se bëhet fjalë për transporte nga një vend i NATO-s në tjetrin.

“NATO është e kujdesshme që të mos përfshihet në këtë luftë”, nënvizoi Schallenberg.

Ai përsëriti qëndrimin e tij se sulmi ndaj Ukrainës nuk mund të justifikohet me asgjë dhe shtoi se në raste të tilla Austria nuk është neutrale.

Komento: