“Mos e shiko përshkrimin, më shiko mua”, Trixa sjell tjera fotografi atraktive nga pushimet

17:03 | 10 Mars 2022

Beatrix Ramosaj, është këngëtarja që u komentua shumë muajve të fundit.

E gjithë kjo pas lidhjes së krijuar me Donaldin brenda shtëpisë së “BBV”.

Ata u përfolën shumë edhe për ndarjen e tyre.

E pas ndarjes, Trixa është duke shijuar pushimet larg trojeve shqiptare.

Ajo së bashku me këngëtaren tjetër, kushërirën e saj, Anxhelina Hadërgjonaj, thuhet se si destinacion të radhës kanë zgjedhur Madridin, Spanjë, shkruan lajmi.

Edhe pse nuk kanë zbuluar më shumë për ndjekësit, ato janë duke u argëtuar shumë pranë njëra-tjetrës.

Së fundi këngëtarja, ka shpërndarë së fundi disa imazhe të reja, ku ka përfshirë momentet më të mira të këtyre pushimeve.

“Mos e shiko mbishkrimin më shiko mua”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazheve.

Komento: