Beatrixa takohet me këtë ish- banore të BBV – si do të reagojë Donaldi?

19:17 | 10 Mars 2022

Pas pushimeve, Trixa takohet me këtë ish- banore të BBV.

Beatrix Ramosaj është kthyer nga pushimet.

Këngëtarja kosovare siç duket i ka në qejf pushimet, kjo pasi që për një periudhë të shkurtër ka vizituar dy vende të ndryshme, shkruan lajmi.

Së fundmi ajo me kushërirën e saj Anxhelinën vizituan Madridin, ku nuk munguan as imazhet e shumta që ndanë për ndjekësit e tyre në instagram.

Mirëpo, ditën e sotme ajo është rikthyer sërish në Shqipëri. Derisa personi parë që ka takuar bashkë me nënën e saj është aktorja dhe ish-banorja e BBV, Monika Lubonja.

Beatrix ka ndarë një foto ku shihet me aktoren dhe nënën e saj Antigonën gjatë drekës. Ndërkohë që krah fotos ka shkruar: “U ribashkova me të bukurën time, Monikën dhe nënën time”.

Kujtojmë se Monika dhe Beatrix kanë patur një lidhje shumë të ngushtë me njëra-tjetrën kur ishin pjesë e “Big Brother VIP”.

Komento: