Si dy pika uji, Genta poston një foto të re të binjakëve

23:13 | 11 Mars 2022

Ajo është një nënë shumë e lumtur.

Ndryshe nga çdo mami supersticioze, Genta Ismalji ka ndarë menjëherë fotot e binjakëve të saj në rrjetet sociale duke treguar dhe se sa shumë e lumtur është tanimë.

“Bota ime. Ivy dhe Blue”, ka shkruar këngëtarja krah fotove të binjakëve që janë duke fjetur gjatë setit fotografik.

Genta dhe Usta u bënë prindër disa javë më parë dhe emocionet e këtij momenti i ndanë në Instagram me disa foto me binjakët.

Përkohësisht Genta është shkëputur nga muzika, duke ia dedikuar gjithë kohën e saj momentalisht dy fëmijëve që me siguri i kanë sjellë shumë gëzim.

Komento: