Zbulohet shifra që Donaldi merr për të qenë në clube – paguhet si një këngëtar

12:54 | 13 Mars 2022

Paguhet si një këngëtar, zbulohet shifra që Donaldi merr për të qenë në clube.

Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, Donaldi mori si dhuratë një emision në prime time në “Top Channel” që do ta moderonte bashkë me vëllain e tij, Romeo Veshaj, i titulluar “Më Lër të Flas”.

Por pas daljes së tij nga shtëpia e “BBV”, ky projekt u refuzua nga binjakët.

Dyshimet lindën pasi vëllezërit Veshaj fshinë “promon” paralajmëruese të programit në “Instagram”-in e tyre.

Por duket se në të vërtetë, Donaldi dhe Romeo nuk kanë hequr dorë nga emisioni.

Burimet e “Panorama Plus” konfirmuan se pas pjesëmarrjes në festën e organizuar nga produksioni i “Big Brother VIP”, kanë bërë që të sheshohen deri diku pakënaqësitë që ata kishin me njëri-tjetrin.

Përtej karrierës në ekran, binjakët Veshaj po sigurojnë edhe një karrierë në muzikë.

Sipas “Panorama Plus”, ata paguhen deri në pesë mijë euro për të qenë të pranishëm në club-et e kryeqytetit, ku dhe performojnë në skenë.

Si duket Donaldi po i futet seriozisht muzikës, pasi flitet se po sjell një bashkëpunim me Fifin.

Komento: