Marina në fustanin e shkurtë tregon këmbët e saj të gjata

19:15 | 13 Mars 2022

Marina Vjollca, vazhdon të jetë emër i komentuar në show-bizin shqiptar.

Ajo vazhdon të moderojë emisionin e humorit “Klanifornia” që transmetohet në fundjavë, shkruan ORAinfo.

Duke qenë se vazhdimisht është pjesë e ekranit, ajo gjithmonë mundohet të duket në super-formë dhe tejet e kuruar.

Ani pse ka pak kohë që është bërë nënë, Marina vazhdon të i mbetet besnike stilit të saj, duke veshur gjithmonë fustane të shkurta.

Njëjtë, ka vepruar edhe në puntatën e fundit, ku shihet se ka veshur një fustan ngjyrë lejla, duke vënë në pah këmbët e saj të gjata./ORAinfo/

Komento: