Studentët protestues kanë të ftohtë, ja ҫfarë bëjnë për t’u ngrohur

21:41 | 12 Dhjetor 2018

Studentët në Shqipëri po vazhdojnë me protestën e tyre.

Ata po bëhen gati për të kaluar mbrëmjen përpara Ministrisë së Arsimit.

Në fotot e mëposhtme mund të shikoni përgatitjet që po bëjnë ata për të kaluar orët e mbrëmjes në rrugë.

Nesër pritet që studentët të protestojnë përpara Parlamentit.

Në mikrofonin e Top Channel, një nga protestuesit përpara Kryeministrisë tha se protesta e sotme ka qenë sukses pasi e kanë transmetuar pothuajse të gjitha mediat.

“Derisa të kemi përgjigje nga kryeministri, protesta do të jetë pa afat”, u shpreh protestuesi.

Komento: