
Një nënë bashkë me të bijën një vjeçare është larguar nga shtëpia dje rreth orës 17:30 dhe nuk dihet më për vendndodhjen e tyre.
Rastin në polici e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj.
Ngjarja ka ndodhur në Gjakovë ndërkaq për ngjarjen ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Gjakovë, 13.03.2022-17:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar së viktima femër kosovare , bashkëshortja e tij së bashku me vajzën e tyre një vjeçare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raportin e policisë.