Ministrja Haxhiu për aksionin “Pika”: Në të kaluarën, drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim

12:00 | 14 Mars 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka përshëndetur aksionin e sotëm “Pika” ndaj zyrtarëve policorë për ryshfet dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu tha se në kaluarën institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim.

Postimi i plotë:

Në të kaluarën institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë nuk i janë lënë duart e lira për veprim. Në shumë raste ekzekutivi ka qenë pengesa kryesore në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Sot, kemi ende sfida mirëpo kemi vullnetin e hekurt për ta bërë vendin e jetueshëm për qytetarët.

Përshëndes aksionin e përbashkët të institucioneve për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit!

Mbështetja e qeverisë tonë në raste të tilla është e parezervë!

Komento: