Besian Mustafa reagon pas kallëzimit penal ndaj ministres Hajdari: Dajve e nipave ju kanë gjetë vende pune

19:24 | 14 Mars 2022

Deputeti i LDK-së reagon pas kallëzimit penal ndaj ministres Hajdari: Dajve e nipave ju kanë gjetë vende pune.

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pasi Agjencia Kundër Korrupsionit ka dorëzuar kallëzim penal kundër ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari. Ajo dyshohet për mosraportim ose raportim të rremë të pasurisë.

Në një postim Mustafa ka ironizuar me ministren.

“Neve na kanë votuar për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar vende pune”. Nejse, dajve e nipave ju kanë gjetë vende pune”, ka shkruar ai.

Komento: