Refugjatët kosovarë teksa largoheshin nga vendi në vitin 1999

22:53 | 14 Mars 2022

Po ndodh në Ukrainë, por shikoni pamjen e refugjatëve kosovarë teksa largoheshin nga vendi në vitin 1999.

Lufta në Kosovë bëri që shumë njerëz të merrnin rrugën për të gjetur strehim diku tjetër.

Refugjatët kosovarë ishin nisur drejt vendeve të ndryshme të botës, asaj kohe.

Më 1 prill të vitit 1999, një numër i madh i kosovarëve përdorën trenin në Prishtinë, në mënyrë që të largoheshin nga vendi.

Në pamjen e mëposhtme mund të shihni edhe shumë qytetarë të tjerë të Kosovës që prisnin jashtë trenit që të mund të largoheshin.

Si pasojë e luftës asokohe shumë prej njerëzve u detyruan të largoheshin nga vendi.

Shumë prej tyre më pas u kthyen në Kosovë, por edhe shumë të tjerë mbetën në vende të shumta të botës.

Sot e asaj dite shumë prej kosovarëve vazhdojnë të jetojnë në Evropë, e Amerikë që ishin edhe disa prej vendeve ku ata arritën të vendoseshin në atë kohë.

E situata e tanishme në Ukrainë, ku prej 19 ditësh agresioni rus nuk ka ndaluar sulmet në drejtim të civilëve ukrainas padyshim se kosovarëve u kthen kujtime të shumta nga lufta e atëhershëm.

Komento: