Rritja e çmimeve, Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme

09:01 | 15 Mars 2022

Kuvendi i Kosovës, këtë të martë, do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme.

Pika e vetme e rendit të ditës është “Debat parlamentar lidhur me rritjen çmimeve.

Seanca do të nisë nga ora 11:00 dhe është thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Buka, vaji, mielli, derivatet e naftës, biletat e autobusëve dhe taksitë janë vetëm disa produkte dhe shërbime, të cilat, janë shtrenjtuar sërish në tregun e Kosovës.

Çmimi i vajit javën e kaluar në Kosovë shënoi ngritje enorme në disa markete, kur një shishe vaj u shit për 3.49 euro

Kjo po vlerësohet si rritja më e madhe e çmimeve ndonjëherë në tregun e Kosovës.

Komento: