Një nënoficer rumun i KFOR-it vdes në Kosovë

11:36 | 15 Mars 2022

Nënoficeri i KFOR-it nga Rumania, Gabi-Victor Roman, 43-vjeç, ka vdekur si shkak i bllokimit të arteres pulmonare dje sa po shërbente në kuadër të misionit paqeruajtës në Kosovë.

Një gjë e tillë po raportohet nga mediat rumune, duke cituar një komunikatë të Ministrisë rumune të Mbrojtjes Kombëtare.

Sipas mediave rumune, mëngjesin e së hënës, nënoficeri u ankua për probleme, të shoqëruara me marramendje, duke u shtruar në një qendër mjekësore në Prishtinë.

Me gjithë përpjekjet e ekipit mjekësor, nënoficeri ka vdekur mbrëmjen e së njëjtës ditë, si shkak i embolisë akute pulmonare, thuhet në një komunikatë të dërguar të martën nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare.

Komento: