
Leonora Jakupi, vazhdon të jetë ikonë e muzikës shqiptare.
Duke qenë se vazhdimisht ka qenë pjesë e ekranit si artiste e mirëfilltë, ajo ka qenë gjithmonë e pëlqyer nga publiku i saj besnik, shkruan ORAinfo.
Me kalimin e viteve ajo ka ndryshuar si në pamje ashtu edhe në stlin e veshjes dhe pamjes.
Madje, Leonora me kalimin e viteve vetëm sa është zbukuruar edhe me shumë.
E ka kohë që këngëtarja ka paralajmëruar se ka gjetur ‘princin’ e saj, dhe shumë shpejt pritet të martohet.
Tani këngëtarja duket se i plotëson kushtet për t’u bërë nuse.
Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet duke përgatitur kifle. Me këtë pamje, Leonora tregon se është e zonja edhe në kuzhinë. /ORAinfo/

